Roma është befasia më e këndshme këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane ka arritur deri në gjysmëfinale madje duke eliminuar favoritin kryesor Barcelonën.
Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas padyshim që është ndër më meritorët për këtë sukses të Romës.
Ai ka thënë se pasi kanë ndalur Messin tani duhet ta bëjnë të njëjtë gjë me Mohamed Salahun e Liverpoolit.
“Besimi ynë vije nga filozofia e trajnerit tonë. Roma nuk duhet të ndryshojë kurrë mënyrën e saj pa marrë parasysh kundërshtarin”.
“Kemi ndalur Lionel Messin dhe Barcelonën, kështu që tani radhën e ka Mohamed Salah dhe Liverpooli”, u shpreh greku.
Manolas foli edhe për lotët që derdhi pasi eliminimit të Barcelonës.
“Kam pasur frikë shumë pas autogolit që shënova në Camp Nou se prisha gjithçka që kishim ndërtuar”.
“Kur shënova u gëzova shumë, por pasi përfundoi ndeshja nuk mund t’i mbaja lotët nga gëzimi”, përfundoi qendërmbrojtësi i Romës. /Telegrafi/