Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka vendosur t’i mbajë në skuadër, Kostas Manolas dhe Edin Dzeko.
“Të gjithë, sidomos ju që jeni këtu, mund ta shihni se nuk ka presion. Manolas është lojtar i mirë dhe këtu ka edhe lojtarë të tjerë të mirë”.
“Është normale se ata janë të kërkuar në tregun e transferimeve… Manolas qëndron me ne”.
Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET
“Dzeko? Ai është ndër ata që duan ta tregojnë veten. Mendoj se ai do t’ia dalë që të na japë kontributin e tij total”, ka deklaruar trajneri. /Telegrafi/