Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani, është mjaft e dashur për publikun shqiptar.
Por si duket, asaj i duhet të izolohet në shtëpi, pasi ka rezultuar pozitive me virusin vdekjeprurës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, teksa mezi pret t’i kthehet normalitetit.
“Në të vërtetë prej pak ditësh kam rezultuar pozitive me COVID, prandaj jam izoluar e shpresoj që t’i kthehemi normalitetit së shpejti”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Ajo ka shfrytëzuar rastin edhe të uroj festën e 28 nëntorit, duke përmendur organizimin në këtë vit të pazakontë.
Ndërkohë, Nallbani nuk është personazhi i vetëm i infektuar, pasi deri më tani emra të njohur kanë rezultuar pozitiv. /Telegrafi/