Partneri i biznesit i britanikut Mike Lynch, i cili aktualisht është i zhdukur në Itali – ka vdekur pasi u godit nga një veturë, ka bërë të ditur avokati i tij.
Stephen Chamberlain ishte i bashkëpandehur i Lynch në gjyqin e tij për mashtrim në SHBA, pas shitjes së softuerit Autonomy për 11 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.
Chamberlain vdiq pasi u godit nga një veturë ndërsa po vraponte në Cambridgeshire të shtunën, ka njoftuar avokati i tij.
Lynch dhe vajza e tij aktualisht janë të zhdukur pasi një jaht luksoz u fundos në brigjet e Sicilisë të hënën.
Gary Lincenberg, avokati i Chamberlain, e përshkroi klientin e tij si një “njeri të guximshëm”.
“Klienti dhe miku ynë i dashur Steve Chamberlain u godit për vdekje nga një veturë të shtunën ndërsa po vraponte”, tha ai.
“Ai ishte një burrë i guximshëm me integritet të pashoq. Na mungon shumë. Steve luftoi me sukses për të pastruar emrin e tij të mirë në gjyq në fillim të këtij viti, dhe emri i tij i mirë tani jeton përmes familjes së tij të mrekullueshme”, shtoi ai.
Policia e Cambridgeshire më parë po apelonte për dëshmitarë pas një përplasjeje në A1123 në Stretham. /Telegrafi/