Site icon Telegrafi

Manipulohet fytyra e Mark Zuckerberg, Facebook thotë se nuk do ta largojë videon nga qarkullimi! (Video)

Facebook nuk pritet të largojë nga qarkullimi një video të falsifikuar të drejtorit ekzekutiv Mark Zuckerberg në të cilën ai është portretizuar duke thënë se do të kontrollojë të ardhmen duke iu falënderuar të dhënave të vjedhura.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një veprim i tillë pritet të mos ndërmerret për shkak se është i “përputhshëm” me refuzimin e platformës për të hequr një video të maskuar të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në maj.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, videoja e krijuar nga Bill Poster dhe Daniel Howe në partneritet me kompaninë reklamuese Canny është hashtagg ‘#deepfake’, një term që i referohet videos ose audios me redaktime praktikisht të padetektueshme të bëra për të portretizuar diçka shumë të ndryshme nga burimi origjinal i medias.

Në videon e redaktuar, Zuckerberg është bërë për të thënë: “Imagjinoni këtë për një sekondë: Një burrë me kontroll të plotë të të dhënave të vjedhura të miliarda njerëzve, të gjitha sekretet e tyre, jetën e tyre, të ardhmen e tyre. I kam borxh Spectre-s. Spectre më tregoi se kushdo që kontrollon të dhënat, kontrollon të ardhmen”.

Dhe lidhur me këtë, një zëdhënës i Instagram ka thënë për DailyMail.com, “Ne do ta trajtojmë këtë përmbajtje në të njëjtën mënyrë që ne i trajtojmë të gjitha dezinformimet në Instagram”.

Kjo ndodh pasi Facebook, i cili zotëron Instagram, u vu nën kritika për refuzimin për të hequr një video të Pelosi, me një pretendim të rremë pas takimit më Donald Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version