Site icon Telegrafi

Manikyristi i Jennifer Lopez zbulon pesë trendet e thonjve që do të dominojnë këtë verë

Ngjyrosja e thonjve është diçka që mund ta bësh brenda pak minutash dhe menjëherë më pas i jep ditës tjetër kuptim. Është një detyrë kaq e thjeshtë bukurie, por që ka nevojë për zgjedhje, domethënë të zgjedhësh ngjyrën e thonjve

Kur bëhet fjalë për manikyrin, ekzistojnë dy tipe njerëzish: ata që duan të njëjtat nuanca gjatë gjithë vitit – një për stinët e ngrohta dhe një për stinët e ftohta – dhe grupi që harxhon më shumë kohë duke zgjedhur një ngjyrë sesa për të përdorur manikyrin.

Për ata që hyjnë në kategorinë e fundit, gjithçka është gati përpara një verë të gjatë. Zgjidhni njërin prej propozimeve që ju jep më poshtë manikyristi i Jennifer Lopez.

Vera tashmë po merr formë, edhe për t’u dukur pak më ndryshe këtë vit, por tendencat e thonjve do të jenë po aq të guximshme si më parë – madje edhe më shumë.

“Për verën, unë besoj se, në kundërshtim me gjendjen që ka krijoi COVID-19, ne kërkojmë një kthim të ngjyrave më të ndritshme që sjellin ndjesi pozitive, të lumtur”,- tha Tom Bachik, manikyristi i famshëm i Jennifer Lopez.

“Fillimisht, paletat e ngjyrave që kam parë kanë qenë pak tokësore ose gri, por besoj se do të shohim tone më trendy këtë vit”.

Mendoni: ngjyrat që nxitin lumturinë vetëm duke parë gishtat. Më poshtë, Bachik ndan parashikimet e tij për tendencat më të mëdha të ngjyrave të thonjve për verën e vitit 2020.

Turkeze

Tendencat e ngjyrave të thonjve të kësaj vere mund të përmblidhen me një fjalë: të ndritshme. Janë ngjyra që është e pamundur të mos i vini re dhe do t’ju bëjnë të ndiheni energjike. Ngjyrat e ujërave të detit si “Essie Nail Polish” në Bustling Bazaar (9 dollarë) do t’ju ndihmojnë të transportoheni diku në tropik, edhe nëse thjesht jeni duke marrë rreze në oborrin e shtëpisë.

Koral i ndritshëm

Thonjtë koral dhe vera shkojnë së bashku si atletet e bardha dhe fustanet. Kjo nuancë e provuar dhe e vërtetë është si neutrale për thonjtë e verës. Kur nuk jeni të sigurta se çfarë ngjyre duhet të zgjidhni, zgjidhni koral.

E kaltra intensive

E kaltra është ngjyra që sjell ndjenja qetësie. Duke pasur parasysh këtë, ka kuptim që Bachik pret që bluja të ketë një moment kyç këtë sezon. Nuk është një blu e zakonshme, por një blu e thellë, relaksuese që të kujton mesin e oqeanit ose një qiell në mesnatë.

Jargavan

Nuk është një vjollcë që zakonisht zgjidhet në vjeshtë; është një vjollcë e çuditshme, por e gjallë, si jargavan. Nëse je e prirur të qëndrosh larg ngjyrave marramendëse në thonj, kjo nuancë është për ty, këshillon Class.

‘Sassy Pinks’

Thonjtë pink gjithmonë do të jetë në modë në verë dhe veçanërisht gjatë këtij viti. “Kemi nevojë për pak ndjeshmëri tani”,- tha Bachik. Një hije që mishëron “pink sassy” është prezantimi i ri i “Zeba Collection Nail Polish” (8 dollarë), si pjesë e koleksionit veror të markës. /Telegrafi/

Exit mobile version