Site icon Telegrafi

Mango, koleksion të veçantë për Ramazanin

Pas Dolce & Gabbana në fillim të këtij viti, edhe Mango ka vendosur të nxjerrë një linjë veshjesh të dedikuar për femrat myslimane.

Mango do të prezantojë këtë linjë të re për muajin e Ramazanit, që nis në javën e parë të qershorit.

“Globalizimi i koleksioneve tona është një pjesë e zhvillimit të biznesit që marka jonë po e aplikon në tregje të ndryshme prej 10 vitesh tashmë”, thotë një zëdhënës i markës spanjolle.

Kërkesa për modën myslimane është në rritje çdo vit.

 

Exit mobile version