Telegrafi

Mangala shihet si zëvendësuesi i Mirandas te Interi

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 03: City player Eliaquim Mangala reacts during the Premier League match between Manchester City and West Ham United at Etihad Stadium on December 3, 2017 in Manchester, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Interi së shpejti pritet të mbetet pa qendërmbrojtësin Joao Miranda.

Reprezentuesi brazilian ka humbur vendin e titullarit dhe ka kërkuar largimin nga klubi.

Roma dhe Sevilla janë dy skuadrat evropiane që po e kërkojnë Mirandan.

Por lojtari mund ta vazhdoj karrierën edhe në vendlindjen e tij në Brazil te Flamengo.

Interi është pajtuar se do të mbetet pa mbrojtësin brazilian dhe ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Eliaquim Mangala. (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Fjala është për mbrojtësin francez të Manchester City, Eliaquim Mangala.

27-vjeçari Mangala këtë edicion nuk është preferuar nga Pep Guardiola dhe pritet të largohet.

Për ta transferuar Mangalan në Serie A, Interi është gati të shpenzojë rreth tetë milionë euro.

Përveç Cityt, Mangala ka luajtur edhe për Evertonin, Valencian, Porton dhe Standardin. /Telegrafi/