Modelja Leila Depina tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia duke u shfaqur me një veshje të guximshme.
Përkatësisht, kjo bukuroshe kishte veshur zinxhirë, përmes të cilëve dukej gjoksi i saj, ndërsa të brendshmet i kishte në ngjyrën e lëkurës. Dukjen e kompletoi me grim të thjeshtë, stoli dhe sandale me taka.
Manekinia njihet për fotografimin me veshje të pakta në evente prestigjioze, ndaj u shfaq në një edicion të ngjashëm në fillim të këtij viti edhe në Festivalin e Filmit në Kanë.
Ndonëse disa përdorues të rrjeteve sociale mendojnë se nuk e ka vendin aty dhe se me këtë mënyrë të veshjes tregon mungesë respekti ndaj njerëzve të industrisë së filmit, ajo nuk i merr në konsideratë aspak kritikat e tyre.
Pasi pozoi për fotografët në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, modelja shijoi një shfaqje të filmit “Hit Man”, me regji të Richard Linklater.
Siç dihet tashmë, edicioni i 80-të i Festivalit të Filmit në Venecia u ndikua shumë nga grevat e aktorëve dhe vetëm disa yje të Hollyëoodit mbërritën në Itali. /Telegrafi/