Telegrafi

Mane: Zënka me Salah i takon të kaluarës, jemi pajtuar dhe jemi miq si më parë

Sadio Mane në ndeshjen ndaj Burnleyt (Foto: Getty Images/Guliver/Screenshot/YouTube)

Sadio Mane ka thënë se zënka publike me bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Mohamed Salah, tashmë është harruar dhe se dy lojtarët janë pajtuar dhe janë sërish miq të mirë.  

Përçarja në zhveshtoren e Redsave kishte filluar në ndeshjen te Burnley. Ekipi  Jurgen Klopp fitoi 3-0, mirëpo kryetemë e mediave ishte raporti mes futbollistëve.

Lexo po ashtu Salah tregohet egoist, Mane shpërthen ndaj tij dhe trajnerit Klopp

Kjo për faktin se Mane e bëri të qartë gjatë zëvendësimit në pjesën e dytë se nuk ishte aspak i kënaqur me egoizmin e kolegut të sulmit, Salah.

(Foto: Screenshot/YoyTube)

Brenda kampit të Liverpoolit reaguan shpejt për t’i hedhur poshtë sugjerimit për mosmarrëveshje mes dy lojtarëve duke thënë se emocionet e ndeshjes i nxitën veprimet e tilla. Ndërsa tash edhe vet Mane ka thënë se i takon të kaluarës.

“Me Salahin? Është e harruar. Këto gjëra ndodhin në futboll. Nganjëherë duhet t’i thuash gjërat në fytyrë. Nganjëherë ndodh që nuk më pasohet topi”.

“Mirëpo, jemi pajtuar dhe jemi bërë miq të mirë, ashtu siç kemi qenë më parë”, ka deklaruar Mane për Canal+. /Telegrafi/