Sadio Mane ka shpjeguar largimin nga Liverpool për në Bayern Munich, duke treguar edhe bisedën që e kishte patur me trajnerin Jurgen Klopp .
Mane sapo u kurorëzua si ‘Lojtari i Vitit në Afrikë’ për herë të dytë, ndërsa 30-vjeçari disa ditë më parë nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me 32 herë kampionët gjermanë Bayern Munich në qershor.
“Ishte vitin e kaluar që mora vendimin tim për t’u larguar sepse kam nevojë për një sfidë të re në jetën time”.
“Për mua, ishte koha e duhur. Kam folur me trajnerin [ Jurgen Klopp ] një vit më parë. Fola me të për dëshirën time për t’u larguar”.
“Nëse e shihni historinë time, unë kam ardhur nga një qytet i vogël – jeta ime ka qenë gjithmonë një sfidë, kështu që unë dua të sfidoj veten gjatë gjithë kohës”, ka thënë Mane për BBC Sport Africa. /Telegrafi/