Site icon Telegrafi

Mane thyen heshtjen dhe flet për grushtin që i dha Sanes si dhe të ardhme e tij te Bayerni

Sadio Mane u transferua me shumë bujë te Bayern Munich në verën e vitit të kaluar.

Mirëpo viti i parë në Munich nuk ka qenë më i miri i mundshëm për senegalezin, që nuk ka luajtur shumë, por edhe që është përfshirë në një skandal.

Sulmuesi senegalez e kishte goditur bashkëlojtarin e tij Leroy Sane me grusht pas ndeshjes ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Tuchel kërkon largimin e shtatë yjeve nga Bayern Munichu këtë verë, Sadio Mane mund të jetë largimi kryesor

“Gjëra të tilla mund të ndodhin. Shkoi ashtu siç shkoi. Në fund arritëm të zgjidhnim problemin e vogël mes nesh”.

“E kemi lënë pas krahëve atë ngjarje, i takon së kaluarës. Do të përpiqemi të luftojmë së bashku që klubi të arrijë qëllimet e tij sezonin e ardhshëm“, u shpreh Mane.

Tutje reprezentuesi senegalez foli edhe për të ardhmen e tij, ku tha se dëshiron qëndrimin në Munich.

Lexo po ashtu Sadio Mane është takuar me drejtuesit e Bayern Munich dhe i ka informuar ata për vendimin e tij rreth se ardhmes

“Po, me dëshirën e Zotit do të qëndroj te Bayerni. Mua më pëlqejnë sfidat, dhe Bayerni është një sfidë e madhe. Tani më takon mua të bëj gjithçka siç duhet”.

“Ishte një sezon shumë i komplikuar. Mund të ndodhë, nuk ishte surprizë. Është normale”, u shpreh Mane.

31-vjeçari në vitin e parë te Bayerni zhvilloi 38 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ku realizoi 12 gola dhe asistoi në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version