Sadio Mane do të dëshironte t’i kërkonte falje portierit të Manchester Cityt, Ederson.
Sulmuesi i Liverpoolit kishte goditur me këmbe në fytyrë portierin e Citizens pas së cilës gjë ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Kjo ka bërë që edhe personalisht senegalezi të kërkojë ta takojë për t’i kërkuar falje për goditjen, e cila i kishte shkaktuar disa të qepura në fytyrë.
“Kurrë nuk do ta bëja me qëllim, por kjo është pjesë e lojës. Unë nuk e njoh atë, por do të doja që t;i kërkoja falje edhe publikisht”, ka thënë ndër tjerash Mane.
Mane është dënuar me tri ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq në humbjen me 5-0 kundër Cityt. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=j2KEJ00UmjM