Sadio Mane është duke e kërkuar me ngulm triumfin në këtë verë në Kupën e Kombeve në Afrikë me Senegalin, derisa do ta shkëmbente atë me trofeun e Ligës së Kampionëve të fituar në fillim të këtij muaji.
Sulmuesi ishte njëri ndër lojtarët kryesor të Liverpoolit për ta fituar titullin e gjashtë evropian, derisa me kombëtare ende nuk janë shpallu kampion të Afrikës.
Mane ka thënë se ai do ta shkëmbente trofeun e garës më të rëndësishme në Evropë për klube, me atë të Kupës së Kombeve të Afrikës.
“Ta fitosh garën me kombëtaren tonë, që nuk e ka fituar kurrë atë, do të ishte diçka e mrekullueshme për ne”, ka thënë ai.
“Do ta shkëmbeja Ligën e Kampionëve që e fitova me Liverpoolin, për Kupën e Afrikës me Senegalin”.
“Do të kishim një kthim të jashtëzakonshëm në shtëpi. Është ëndrra ime më e madhe”, ka shtuar më tej Mane.
Senegalezi beson se për dallim nga historia, ata duhet të bëjnë gjithçka në këtë verë për ta fituar trofeun. /Telegrafi/