Telegrafi

Mane pranon problemet me Salah: Nganjëherë i kemi mosmarrëveshjet tona

Sadio Mane dhe Mohamed Salah (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Sadio Mane ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Mohamed Salah.

Senegalezi e shprehu haptas pakënaqësinë me egjiptianin gjatë ndeshjes kundër Burnleyt, pasi anësori nuk ia pasoi topin, por u tregua egoist.

Lexo po ashtu Mane: Zënka me Salah i takon të kaluarës, jemi pajtuar dhe jemi miq si më parë

Ndërsa në një prononcim për France Football, Mane ka thënë se përkundër problemeve, është kënaqësi për të që të luajë me Salah.

Mohamed Salah dhe Sadio Mane (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Ai është një golashënues i çmendur dhe një lojtar i jashtëzakonshëm që mund të bëjë gjithçka”.

“Nganjëherë i kemi pasur mosmarrëveshjet tona, por mbetet pakënaqësi e madhe që të luaj pranë tij, sepse mendoj se flasim të njëjtën gjuhë të futbollit”, ka deklaruar Mane.

Liverpooli luan ndaj Genkut në Ligën e Kampionëve, ndërsa duhet t’i fitojë dy nga tri ndeshjet e mbetura për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/