Sadio Mane ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Mohamed Salah.
Senegalezi e shprehu haptas pakënaqësinë me egjiptianin gjatë ndeshjes kundër Burnleyt, pasi anësori nuk ia pasoi topin, por u tregua egoist.
Ndërsa në një prononcim për France Football, Mane ka thënë se përkundër problemeve, është kënaqësi për të që të luajë me Salah.
“Ai është një golashënues i çmendur dhe një lojtar i jashtëzakonshëm që mund të bëjë gjithçka”.
“Nganjëherë i kemi pasur mosmarrëveshjet tona, por mbetet pakënaqësi e madhe që të luaj pranë tij, sepse mendoj se flasim të njëjtën gjuhë të futbollit”, ka deklaruar Mane.
Liverpooli luan ndaj Genkut në Ligën e Kampionëve, ndërsa duhet t’i fitojë dy nga tri ndeshjet e mbetura për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/