Telegrafi

Mane i përgjigjet interesimit të Real Madridit: Dua të bëhem legjendë e Liverpoolit

Sadio Mane. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Sadio Mane është një nga futbollistët më të mirë që i ka Liverpooli dhe forma e tij e shkëlqyer këtë edicion ka bërë që shumë klube të mendojnë për të.

Jurgen Klopp së fundmi tha se Mane ka arritur pikën ku nuk ka nevojë të bindet se sa i mirë është si futbollist.

Real Madridi është klubi që i është ofruar disa herë, por ai ka mendimet tjera siç duket për të ardhmen.

Sadio Mane duke i shënuar Iker Casillasit . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

“Sigurisht që dua të jem një legjendë jo vetëm e Liverpoolit, por edhe për historinë e Ligës Premier dhe kjo është një nga objektivat e mia”, deklaroi Mane për revistën zyrtare të Liverpool FC .

“Ashtu si kam thënë gjithmonë, jam shumë i lumtur të luaj për këtë klub dhe më pëlqen të jem këtu”.

“Do të përpiqem të bëj gjithçka për të fituar diçka me këtë klub”.

Firmino e Mane. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

” 100 ndeshje do të thotë shumë për mua. Të luaj këtë numër të ndeshjeve për një klub si Liverpooli është e pabesueshme”, ka thënë 27-vjeçari që kur u bashkua nga Southampton në vitin 2016. /Telegrafi/