Jo çdo herë shikojmë lojtarë të futbollit duke pastruar tualetet, por kjo është ajo që Sadio Mane bën kur nuk është në fushën e blertë.
Në internet është shfaqur një video ku senegalezi shikohet duke pastruar tualetin e një xhamie në qytetin Liverpulit.
Video nuk dihet se është incizuar para apo pas fitores së Reds ndaj Leicester Citt, por rëndësi ka gjesti i lojtarit, i cili është fantastik dhe për t’u marrë shembull.
Vlen të theksohet se Mane pas çdo goli të shënuar bie në sexhde duke e falënderuar Zotin.
26-vjeçari në katër ndeshjet e para sezonale me Liverpoolin në Ligën Premier ka shënuar katër gola, tregues se aktualisht ai është një nga më të mirët te skuadra e Jurgen Klopp.
Mane iu bashkua Liverpoolit në verën e 2016 nga Southamptoni për 35 milionë funte (38 milionë euro).
Reds si të pamposhtur në këtë sezon në xhiron e pestë luajnë kundër Tottenhamit./Telegrafi/