Telegrafi

Mane i kërkon falje Edersonit dhe i dëshiron shërim të shpejtë

Sadio Mane u ndëshkua me karton të kuq ndaj Manchester Cityt pasi ndërhyri në mënyrë josportive në Ederson.

Portieri brazilian u largua menjëherë nga fusha, por fatmirësisht shpëtoi pa ndonjë lëndim serioz.

Lexo po ashtu Mendy tregon se si duket fytyra e Edersonit pas ndërhyrjes brutale nga Mane (Foto)

Anësori i Liverpoolit pas ndeshjes i ka uruar portierit të Cityt shërim të shpejtë dhe i ka kërkuar falje nëpërmjet një postimi në Facebook.

Shpresoj dhe i dëshiroj Edersonin shërim të shpejtë”.

“Më vjen që u lëndua gjatë përplasjes tonë aksidentale në fushë dhe me vjen keq që nuk arriti të përfundojë takimin për shkak të kësaj”.

“Lutem të shërohet shpejt dhe të rikthehet shpejt”, ka shkruar Mane. /Telegrafi/