Bayern Munich ishte me fat që i shpëtoi një penalltie të paakorduar kundër tyre në takimin e dytë ndaj Interit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi Sadio Mane luajti padashje me dorë në zonën e tyre të rreptësisë.
Incidenti ndodhi në 10 minutat e para të ndeshjes së garës më të madhe për klube në Evropë.
Gjyqtarit iu kërkua që të bënte një shikim në VAR pasi Mane kundërshtoi dukshëm se luajti qëllimshëm me dore. Topi erdhi drejt tij me shpejtësi të madhe, kështu që reprezentuesi senegalez i vendosi instinktivisht të dyja duart para fytyrës së tij.
“Nëse nuk do të kisha vendosur duart para fytyrës sime, mund të shkoja në spital, padyshim që nuk ishte një penallti”, u tha Mane gazetarëve pas ndeshjes.
“Interi është një ekip i shkëlqyer, ata eliminuan Barcelonën, që do të thotë se ata kanë një skuadër të shkëlqyer”.
Humbja e mbrëmshme në Gjermani ishte pa dhimbje për gjigantët e Serisë A, të cilët tashmë ishin kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
TMW – Mané: "Senza mani l'avrei presa in faccia, non è rigore. Inter? Ottima squadra" https://t.co/qxD0FmXn1z
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) November 1, 2022