Telegrafi

Mane humb ndeshjet miqësore të Liverpoolit

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, do t’i fillojë stërvitjet me 10 ditë vonesë. 

Senegalezi pësoi një dëmtim në derbin ndaj Evertonit në prill dhe që nga ajo kohë është jashtë fushave.

Mane pritet të mungojë në ndeshjet miqësore me Tranmere Roversin dhe Wigan Athleticun.

Mane erdhi nga Sothuamphtoni dhe u gjend mjaftë mirë në klubin e Liverpoolit.

Liverpool gjatë këtij afati kalimtar ka ofruar në skuadër Mohamed Salahun. /Telegrafi/