Sadio Mane dëshiron të mbetet te Liverpooli për pjesën tjetër të karrierës së tij, duke thënë se ai kurrë nuk ka pasur një klub si ky më parë.
Sulmuesi senegalez ka qenë me Reds tani më shumë se tre vjet, dhe ka qenë thelbësor për suksesin e fundit të klubit në Ligën e Kampionëve.
Ai gjithashtu ka shijuar suksesin personal, duke e ndarë Këpucën e Artë të sezonit të fundit në Ligën Premier me Mohamed Salah dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
27-vjeçari ka shijuar edhe një herë një fillim të mprehtë në sezonin aktual, duke shënuar pesë gola në ligë dhe dy gola në Ligën e Kampionëve, së bashku me dy gola tjera në fitoren e Superkupës ndaj Chelseat.
Ai shpreson që koha e tij në Anfield të mund të vazhdojë një kohë të pacaktuar dhe ta mbyll karrierën këtu.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të shkëlqyeshëm dhe e shijoj atë”.
“Shpresoj të qëndroj këtu përgjithmonë”, ka thënë Mane për TV 2. /Telegrafi/