Site icon Telegrafi

Mandzukic, Tomori dhe Meite përfshihen në ekipin e Milanit për Ligën e Evropës

(Foto: Instagram/mariomandzukic)

Milan e ka larguar Jens Petter Hauge nga skuadra, me të cilën do të paraqitet në Ligën e Evropës.

Ndërkohë, në ekip është përfshirë transferimi i ri, Mario Mandzukic, si edhe Fikayo Tomori e Soualiho Meite.

Trajneri Stefano Pioli i ka përfshirë tre transferimet e janarit, në sulm, në mbrojtje dhe në mesfushë, ashtu që Hauge duhej sakrifikuar.


Skuadra e plotë e Milanit për Ligën e Evropës

Tatarusanu, A Donnarumma; Calabria, Dalot, Hernadez, Kalulu, Kjaer, Tomori, Romagnoli; Bennacer, Castillejo, Brahim Diaz, Kessie, Krunic, Meite, Saelemaekers, Tonali, Calhanoglu; Ibrahimovic, Leao, Mandzukic, Rebic.

Lista B: G Donnarumma, Gabbia, Maldini.


Në 1/8 e finales, Rossonerët luajnë kundër Crvena Zvezdas më 18 dhe 25 shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version