Mario Mandzukic ka një mega ofertë nga Kina, pikërisht nga klubi Shanghai SIPG, por ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi.
Sulmuesi kroat që është kthyer në simbol te Juventusit, këtë sezon ka shkëlqyer edhe me gola, ku ka shënuar në çdo ndeshje të rëndësishme.
Ai e ka refuzuar një ofertë të majme nga Kina e largët pasi dëshiron të qëndrojë te bardhezinjtë për të fituar Ligën e Kampionëve.
Shanghai SIPG, klubi kinez kampion në fuqi po kërkon një sulmues të madh.
Ata kanë marrë refuzime nga Diego Costa dhe Edin Dzeko , ku Mario Mandzukic ishte i fundit.
Drejtuesit e klubit kinez i kanë ofruar sulmuesit kroat kontratë trevjeçare me pagë 15 deri në 16 milionë euro në sezon.
Mandzukic ka ardhur te Juventusi në vitin 2015 nga Atletico Madridi. /Telegrafi/