Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, tani është në dyshim për Superkupën e Italisë kundër Milanit.
Kjo pasi ai e ka pësuar një lëndim në kofshë gjatë stërvitjes së fundit.
Ka qenë vet klubi i Juves që e ka konfirmuar lëndimin e Mandzukic, në kofshën e tij të majtë gjatë sanës të së enjtes.
Sky Sport Italia pret që kroati të humbasë ndeshjen e Kupës së Italisë të shtunën me Bolognan si mysafirë.
Për më tepër, sipas tyre ka një ‘dyshim të madh’ për përballjen që zhvillohet në Arabinë Saudite me Milanin më 16 janar.
Juventusi e ka fituar titullin dhe Kupën e Italisë edicionin e shkuar, ku Mario Mandzukic ishte ndër më meritorët. /Telegrafi/