Telegrafi

Mandzukic: I nderuar me marrëveshjen e re, do të vazhdoj të jap gjithçka për këtë fanellë

Mario Mandzukic. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, ka deklaruar se është i nderuar që ka nënshkruar një kontratë të re me klubin.

Mandzukic zyrtarisht e ka vazhduar kontratën me Juven deri në 2021.

“Jam shumë i lumtur t’iu njoftoj se kam nënshkruar një kontratë të re me Juventusin deri në vitin 2021”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Juventusi rinovon kontratën e Mandzukicit

“Është një nder i madh që të luaj për këtë klub të mahnitshëm që me të vërtetë kujdeset për lojtarët e tij dhe të luftoj me shokët e mi të mëdhenj për tifozqët tanë të shkëlqyeshëm!”.

“Unë i jam mirënjohës menaxhmentit të klubit të udhëhequr nga kryetari Andrea Agnelli dhe stafi të trajnerëve që udhëhiqet nga Massimiliano Allegri për respektin dhe besimin e tyre që kjo marrëveshje të vazhdoj”.

“Si gjithmonë, unë do ta shpërblej këtë  besim duke e dhënë maksimumin si çdo herë që unë dal në fushë me fanellën tonë të famshme Biancone. Forza Juve!”, ka shkruar Mandzukic. /Telegrafi/