Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, ka deklaruar se është i nderuar që ka nënshkruar një kontratë të re me klubin.
Mandzukic zyrtarisht e ka vazhduar kontratën me Juven deri në 2021.
“Jam shumë i lumtur t’iu njoftoj se kam nënshkruar një kontratë të re me Juventusin deri në vitin 2021”.
“Është një nder i madh që të luaj për këtë klub të mahnitshëm që me të vërtetë kujdeset për lojtarët e tij dhe të luftoj me shokët e mi të mëdhenj për tifozqët tanë të shkëlqyeshëm!”.
“Unë i jam mirënjohës menaxhmentit të klubit të udhëhequr nga kryetari Andrea Agnelli dhe stafi të trajnerëve që udhëhiqet nga Massimiliano Allegri për respektin dhe besimin e tyre që kjo marrëveshje të vazhdoj”.
“Si gjithmonë, unë do ta shpërblej këtë besim duke e dhënë maksimumin si çdo herë që unë dal në fushë me fanellën tonë të famshme Biancone. Forza Juve!”, ka shkruar Mandzukic. /Telegrafi/