Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic mund ta bëjë një rikthim në Bayern Munich.
Mediat gjermane dhe ato italiane kanë raportuar se kroati është dëshirë e trajnerit të ri të Bayernit, Carlo Ancelotti.
Mandzukic u largua nga bavarezët pasi nuk ishte në planet e Pep Guardiolës, për t’iu bashkuar Atletico Madridit pastaj nga aty u transferua në Serie A te Juventus.
Por me Robert Lewandowskin në rrugë për tu larguar, Bayern dëshiron rikthimin e kroatit në ‘Allianz Arena’.
Besohet se transferimi i Mandzukicit mund t’i kushtoj Bayerni rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/