Site icon Telegrafi

Mandzukic konsideron rikthimin te Bayerni

Mario Mandzukic (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, po konsideron një kthim te Bayern Munich dhe jo një transferim te Borussia Dortmund.

Kroati 33-vjeçar nënshkroi një kontratë të re në prill me Juventusin, por koha e tij mund të kufizohet me ardhjen e trajnerit të ri Maurizio Sarri.

Sipas versionit gjerman të Sky Sports, ka pasur bisedime me Bayern Munichun dhe Mandzukic dëshiron së pari të sigurohet se ai e lë Juventusin në kushte të mira.

Lexo po ashtu Bayerni po e mendon rikthimin e Mandzukicit

Transferimi i Mandzukicit në Allianz Arena do të ishte një rikthim i tij te Bayerni pas kohës së tij të kaluar mes viteve 2012-14.

Kjo është gjithashtu arsyeja pse Mandzukic do të transferohej në Bundesliga vetëm për Bayernin, pavarësisht interesit nga Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Exit mobile version