Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me Manchester Unitedin, pasi pritet të vijë si transferimi i ndarë nga marrëveshja Paulo Dybala dhe Romelu Lukaku.
Reprezentuesi kroat ka qenë në negociata ditëve të fundit me Unitedit dhe e ardhmja e tij hyri në bisedë rreth marrëveshjes së shkëmbimit Dybala-Lukaku.
Megjithatë, vështirësitë e marrëveshjes për shkëmbimin e dy sulmuesve të lartcekur ka bërë që Mandzukic të shihet si transferim i ndarë.
Sipas mediumeve italiane La Gazzetta dello Sport dhe Tuttomercatoweb, kroati ka rënë dakord me kushtet e Unitedit për një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Ai do të fitojë gjashtë milionë euro në sezon në Old Trafford dhe transferimi i tij thuhet se do t’i kushtoj Djajve të Kuq 15 milionë euro.
Ndryshe, 33-vjeçari kroat u ble nga Atletico Madridi për 25 milionë euro në 2015.
Sezonin e kaluar, pavarësisht se nuk ishte gjithmonë zgjedhja e parë, ai shënoi 10 gola dhe shtatë asistime në 33 ndeshje midis Serisë A dhe Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/