Site icon Telegrafi

”Mandati t’i jepet LSDM-së”

Kanë vazhduar reagimet që i drejtohen Presidentit Gjorge Ivanov për dhënien e mandatit për krijimin e qeverisë së re, pasi dështoi mandatari Nikolla Gruevski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këtë radhë, Lidhja Demokratike e udhëhequr nga Pavle Trajanov ka apeluar deri tek Presidenti Ivanov që mandatin të ja jep LSDM-së, përkatësisht Zoran Zaevit si kryetar i LSDM-së, fituese e dytë e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

”Tani në interes të stabilitetit, interesave kombëtare dhe shtetërore duhet të formohet qeveri e cila do të sigurojë sundim stabil të ligjit dhe do t’i zbatojë reformat që kërkohen edhe nga ndërkombëtarët por edhe nga qytetarët” thonë nga Lidhja Demokratike. /Telegrafi/

Exit mobile version