Deputetët e Listës serbe sot janë paraqitur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, kjo pasi iu rrezikohet mandati i deputetit.
Para fillimit të seancës plenare, e cila po mbahet në sallën alternative, të njëjtit shihen duke u nënshkruar në listën e pjesëmarrjes.
Ndryshe, hera e fundit që ata u paraqitën në sallë plenare ishte më 8 shkurt.
Të njëjtit kanë marrë mandatet e tyre në nëntor të vitit 2022, kur paraardhësit e tyre dhanë dorëheqje.
Ndryshe, sot në seancë plenare në rend dite janë votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor si dhe i Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave. /Kp/Telegrafi/