Telegrafi

Mancinit i ofrohet kontratë e re

Është raportuar se trajnerit Roberto Mancini i është ofruar një kontratë e re me Interin deri në vitin 2018.

Sipas Sky Sport 24, strategut italian iu është ka ofruar siguri dhe gjithashtu iu premtua nga hierarkia e klubit që lojtarët kyç, të tillë si Mauro Icardi, nuk do të shiten.

Ky zhvillim i fundit vjen pas bisedimeve midis Mancinit, Steven Zhang dhe Erick Thohir të zhvilluara në New York mbrëmjen e kaluar.

Lexo po ashtu Ky është formacioni më i mirë i kombinuar i Interit me lojtarët jug-amerikan (Foto)

Ish-menaxheri i Manchester Cityt e ka parë të ardhmen e tij në San Siro të bëhet subjekt i shumë spekulimeve, pas thashethemeve të përsëritura të një mosmarrëveshje me shefat e tij mbi politikën e transferimeve.

Megjithatë, 51-vjeçari ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale Inter, por Sky Sport 24 raporton se do t’i vazhdohet edhe një vit, deri në 2018. /Telegrafi/