Site icon Telegrafi

Mancini zbulon listën e parë si trajner i Italisë për tri miqësore luksi – kthehet Balotelli, mungon De Rossi

Roberto Mancini (Getty Images)

Roberto Mancini ka emëruar listën e parë të skuadrës kombëtare italiane për ndeshjet miqësore ndaj Arabisë Saudite, Francës dhe Holandës.

Trajneri i njohur italian do ta bëjë debutimin e tij me Italinënë San Gallo të Zvicrës më 28 maj, në miqësoren ndaj Arabisë Saudite.

Lexo po ashtu Zyrtare: Roberto Mancini, trajner i ri i Italisë

Italia gjithashtu do të përballet edhe me Francën në Nice me 1 qershor dhe Holandën në Torino më 4 qershor.

Mancini ka emëruar listën prej 30 futbollistëve dhe do të mblidhen në Coverciano të mërkurën me 23 maj.

Ish-trajneri i Interit ka vendosur ta ftojë përsëri në kombëtare sulmuesin Mario Balotelli, teksa ka lënë jashtë listës kapitenin e Romës, Daniele De Rossi.

Lexo po ashtu Mancini ia hap derën Balotellit te Përfaqësuesja e Italisë

Për herë të parë në kombëtaren e Italisë janë ftuar edhe mbrojtësi i Chelseat Emerson Palmieri, mesfushori i Torinos Daniele Baselli, mesfushori i Crotones Rolando Mandragora, sulmuesi i Sassuolos Domenico Berardi dhe mbrojtësi i Atalantas Mattia Caldara.

Më poshtë keni listën e plotë të lojtarëve të ftuar nga Mancini:

Portierët: Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Genoa), Salvatore Sirigu (Torino);

Mbrojtësit: Leonardo Bonucci (Milan), Mattia Caldara (Atalanta), Domenico Criscito (Zenit), Danilo D’Ambrosio (Inter), Mattia De Sciglio (Juventus), Emerson Palmieri Dos Santos (Chelsea), Alessio Romagnoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Davide Zappacosta (Chelsea);

Mesfushorët: Daniele Baselli (Torino), Giacomo Bonaventura (Milan), Bryan Cristante (Atalanta), Alessandro Florenzi (Roma), Jorginho (Napoli), Rolando Mandragora (Crotone), Claudio Marchisio (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma);

Sulmuesit: Mario Balotelli (Nice), Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Matteo Politano (Sassuolo), Simone Verdi (Bologna), Simone Zaza (Valencia)

/Telegrafi/

Exit mobile version