Për shumë kë ka qenë i befasishëm vendimi i Roberto Mancinit që pikërisht shqiptari Rey Manaj, të godiste penalltinë e katërt të Interit kundër Juventusit mbrëmë.
Megjithatë, tekniku italian ka zbuluar pas ndeshjes se pese e mori një vendim të tillë.
“E zgjodha Rey Manajt që ta gjuajë penalltinë e katërt, sepse ishte shumë i freskët”, deklaroi Mancini, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Ndryshe, Juventusi mposhti Interin me penallti, duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë. Manaj u inkuadrua në shtesën e dytë.