Site icon Telegrafi

Mancini: Tri skuadra luftojnë për titull në Serie A, por Juve mbetet favorit

Roberto Mancini (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, beson se Juventusi, Lazio, por edhe Interi do të luftojnë deri në mbyllje të kampionatit për titullin e Serie A.

Gjatë muajit qershor do të rikthehet futbolli në Itali – fillimisht Coppa Italia më 12 ose 13 qershor, ndërsa më pas edhe kampionati më 20 qershor.

“Të gjithë trajnerët do të kenë probleme të caktuara, sepse lojtarët kanë ushtruar në shtëpi për dy muaj dhe nuk do të jetë lehtë që të hyjnë menjëherë në ndeshje konkurruese”.

(Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

“Lazio dhe Juve do të luftojnë deri në fund, por e kemi parë në Bundesliga se avantazhi i terrenit vendas nuk është më i rëndësishëm”.

“Duke pasur këtë në mendje, mendoj se edhe Interi mund të rikthehet në garë. Mund të ndodhin disa befasi, por Juve mbetet favorit pasi ka skuadër të madhe që mund të luajë me rotacion”, ka deklaruar ish-trajneri i Interit për Rai Sport.

Ndërkohë që pritet rifillimi i sezonit 2019/2020, Juventusi prin në tabelë me një pikë më shumë se Lazio, ndërsa Interi ndodhet në vend të tretë me tetë pikë prapa Biancocelestëve (por me një ndeshje më pak të zhvilluar). /Telegrafi/

Exit mobile version