Site icon Telegrafi

Mancini: Po të më linin të punoja në qetësi, Interi do të ishte konkurrent për titull

Roberto Mancini beson se Interi ka mundur të konkurrojë për titull me Juventusin këtë sezon, mirëpo në këtë klub nuk ka bazë për të punuar në qetësi.

Strategu italian u largua nga Nerazzurrët në edicionin e kaluar, ndërsa kontrata e tij u shfuqizua këtë në fillim të këtij sezoni me marrëveshje të dyanshme.

Lexo po ashtu Dybala dëshpërimi më i madh i Mancinit

“Arritëm marrëveshje të dyanshme për ta ndërprerë kontratën, sepse sipas meje, nuk kishte bazë për të punuar në qetësi”.

“Pastaj ekziston një kaos kur je në mes të një sezoni dhe e merr një skuadër. Në këto momente ishte e rëndësishme që të punonim në projektin tonë, i cili në sezonin e kaluar na mbajti për 20 xhiro në vend të parë dhe pastaj shpesh në vend të katërt”.

“Është dashur që të punonim në vazhdimësi. Ky ishte viti kur është dashur të konkurronim me Juventusin, duke i bërë gjërat që, sipas meje, do të na ndihmonin që së paku ta zinim vendin e dytë”, ka deklaruar Mancini për Sky.

Trajneri ka thënë se gabimi më i madh i grupit Suning ishte largimi i drejtorit gjeneral, Marco Fassone. /Telegrafi/

Exit mobile version