Site icon Telegrafi

Mancini: Komplimente Shqipërisë, bëri një ndeshje të mirë

Shqipëri humbi nga Itali me rezultat 3-1, ndërsa përzgjedhësi i azurrëve, Roberto Mancini foli pas ndeshjes, duke i komplimentuar skuadrën kuqezi.

Ai u ndal edhe me të ardhmen e mbrojtësit Leonardo Bonucci, i cili po shijon ditët e fundit si lojtar i Kombëtares së Italisë.

“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë. Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, iu bëj komplimente. I falënderojmë që na ftuan për këtë miqësore”.

“Kemi mbrojtës të mirë, kemi lojtarë të ndryshëm. Bonucci është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, ka thënë Mancini.

Shqipëria kishte raste për më shumë gola, ndërsa dy herë u ndal nga shtylla. /Telegrafi/

Exit mobile version