Telegrafi

Mancini: Kalimi te Newcastle i mirë për Tonalin, i keq për Serie A

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini thotë se një lëvizje në Ligën Premier do të jetë e mirë për Sandro Tonalin.

Mesfushori po largohet nga Milani për te Newcastle United për një marrëveshje prej 80 milionë euro.

Mancini thotë se shitja e Tonalit është e keqe për Serie A-n, por do të jetë e mirë për lojtarin.

Lexo po ashtu Publikohet fotoja e Tonalit duke i kompletuar testet mjekësore te Newcastle

“Nga njëra anë ka disa keqardhje, nëse një lojtar aq i mirë dhe i ri si Tonali largohet nga Italia do të thotë se ka disa probleme”, ka deklaruar ai.

“Megjithatë, në nivelin teknik, të luash në Ligën Premier do t’i shërbejë mirë Tonalit, është mirë për të”.

Tonali është duke luajtur me Italinë në Euro U21 dhe thuhet se tashmë ka kompletuar testet mjekësore me Magpies, ndërsa mbetet vetëm zyrtarizimi. /Telegrafi/