Marrëveshja mes Erik Thohir dhe Suning Commerce Group të Zhang Jindong, për shitjen e Interit është pothuajse në përfundim.
Me këtë rast trajneri i Nerazzurrëve, Roberto Mancini, i ka kërkuar drejtuesve të rinj garanci në tregun e transferimeve.
Sipas Sky Sport, Mancini për sezonin e ri ka kërkuar një mbrojtës krahu, një sulmues krahu dhe një mesfushor kreativ.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Kurse sa i përket largimeve, i pari pritet të jetë Marcelo Brozovic, për të cilin kanë shfaqur interesim shumë klube të mëdha evropiane.
Çmimi i tij është rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/