Telegrafi

Mancini ia hap derën Balotellit te Përfaqësuesja e Italisë

Mario Balotelli pas prezantimit si lojtar i Man Cityt nën drejtimin e Roberto Mancinit (Foto: Getty Images)

Roberto Mancini e konfirmon se me shumë  mundësi  do ta ftojë Mario Balotellin për miqësoret e Përfaqësueses së Italisë.

Tekniku italian folur edhe për mundësitë që Andrea Pirlo t’i bashkohet stafit të tij.

Mancini ka punuar me Balotellin te Interi dhe Manchester City, dyshja vazhdojnë të kenë raporte të mira që nga atëherë.

Balotelli sa ishte pjesë e Interit (Foto: Getty Images)

“Gjëja më e mirë se nuk do të kemi më probleme të tilla. Ka shumë lojtarë në Itali, edhe në kohë të vështira mund të gjejmë lojtarë kualitativ. Natyrisht që do të flasim me Marion dhe me shumë mundësi do ta ftojmë”.

“Ai është një nga ata lojtarët të cilët ne duam ta rikthejmë dhe të shikojmë duke bërë ashtu si me Prandellin në Kampionatin Evropian”.

Lexo po ashtu Top 30 futbollistët me pagat më të mëdha mujore në Ligue 1

“Pirlo? Ne duhet të flasim me atë dhe të shikojmë se çfarë dëshiron ai të bëjë”, ka thënë Mancini.

Vlen të theksohet se Italia do të përballet me Holandën në Juventus Stadium në muajin e ardhshëm. /Telegrafi/