Roberto Mancini e konfirmon se me shumë mundësi do ta ftojë Mario Balotellin për miqësoret e Përfaqësueses së Italisë.
Tekniku italian folur edhe për mundësitë që Andrea Pirlo t’i bashkohet stafit të tij.
Mancini ka punuar me Balotellin te Interi dhe Manchester City, dyshja vazhdojnë të kenë raporte të mira që nga atëherë.
“Gjëja më e mirë se nuk do të kemi më probleme të tilla. Ka shumë lojtarë në Itali, edhe në kohë të vështira mund të gjejmë lojtarë kualitativ. Natyrisht që do të flasim me Marion dhe me shumë mundësi do ta ftojmë”.
“Ai është një nga ata lojtarët të cilët ne duam ta rikthejmë dhe të shikojmë duke bërë ashtu si me Prandellin në Kampionatin Evropian”.
“Pirlo? Ne duhet të flasim me atë dhe të shikojmë se çfarë dëshiron ai të bëjë”, ka thënë Mancini.
Vlen të theksohet se Italia do të përballet me Holandën në Juventus Stadium në muajin e ardhshëm. /Telegrafi/