Trajneri i Italisë, Roberto Mancini beson se Gianluigi Donnarumma është portieri më i mirë në botë dhe do të ndihmojë PSG-në të fitojë Ligën e Kampionëve.
Ish-portieri i Milanit bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt në fillim të kësaj jave në fitoren 2-0 të PSG-së ndaj skuadrës së Pep Guardiolas.
Sidoqoftë, ai ka luajtur vetëm tre ndeshje për gjigantët e Ligue 1 deri më tani, duke ndezur zërat për një rikthim të mundshëm në Itali, ku Juventusi do të ishte i hapur për nënshkrimin e tij.
Megjithatë, trajneri i Italisë, Mancini beson se Donnarumma është portieri më i mirë në botë.
“Ai luajti një lojë të shkëlqyer kundër Manchester City. Ai është portieri më i mirë në botë dhe edhe nëse PSG tashmë ka një portier tjetër të madh, nuk mendoj se Donnarumma do të kalojë shumë kohë në stol”, ka thënë Mancini për Calciomercato.com.
Të mërkurën, Azzurrët do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve dhe mund të përballet me Belgjikën ose Francën në finale.
Ata më pas do të presin Zvicrën në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës më 12 nëntor. /Telegrafi/