Site icon Telegrafi

Mancini: De Rossin e kam dobësi, nuk munda ta transferoj asnjëherë

Roberto Mancini ka një futbollist të preferuar, i cili i ka mbetur hatri pa e transferuar të skuadrat e tij.

Trajneri italian ka trajnuar shumë skuadra të njohura, ku ka fituar shumë trofe dhe ka trajnuar me shumë futbollistë të nivelit më të lartë botëror,

Por, Mancini e ka një peng të madh, pasi një futbollist që e ka dobësi nuk mundi ta transferoj në asnjërën nga skuadrat e tij.

Lexo po ashtu Mancini: Interi mund të kualifikohet në LK, titullin e fiton Juve

Është ky mesfushori italian i Romës, Daniele De Rossi, për të cilin Mancini kishte provuar dy herë, një herë në kohën e tij te Interi dhë herën tjetër sa ishte trajner i Manchester Cityt.

“Unë gjithmonë ka pasur një dobësi për Daniele De Rossin”, ka deklaruar fillimisht Mancini.

De Rossi njihet për shpirtin e tij luftarak!

“U përpoqa për të nënshkruar me atë në dy nga skuadrat e mia, Interi dhe Manchester City”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version