Mbrojtësi i Atalantas, Gianluca Mancini, ka arritur për teste mjekësore, para kalimit te Roma për 26 milionë euro.
Mbrojtësi italian është parë duke hyr në klinikën Villa Stuart sot (17 korrik), derisa po i zhvillon testet mjekësore te Giallorossët.
“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, ka thënë 23-vjeçari para gazetarëve.
Skuadra italiane thuhet se do t’i paguajë 26 milionë euro për transferimin e mbrojtësit italian nga rivali i tyre, ndërsa do t’i bashkohet bashkëlojtarëve në këtë pasdite.
Roma aktualisht ka transferuar, Pau Lopez, Amadou Diawara dhe Leonardo Spinazzolan, në këtë afat kalimtar, gjersa afër e ka edhe transferimin e Mancinit.
Romakët duket se në sezonin e ri do tentojnë të rikthehen në Ligën e Kampionëve, pasi në edicionin e kaluar përfunduan në vendin e gjashtë. /Telegrafi/
Visite mediche per Gianluca Mancini 👨⚕️ pic.twitter.com/2wt4lK2I2D
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 17, 2019