Klubi anglez, Manchester Unitedi po vazhdon të hulumtojë forma për të arritur transferimin e talentit të madh të Barcelonës, Ansu Fati.
Ansu Fati ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e klubit katalunas dhe ka bërë shumë klube të mëdha për vete dhe në veçanti Unitedit që dëshiron transferimin e tij.
Megjithatë, nuk është i lehtë transferimi i sulmuesit anësor, pasi adoleshenti mbart një klauzolë të blerjes hiç më të vogël se 170 milion euro.
Në Angli, mediat pretendojnë se Djajtë e Kuq kanë bërë tashmë dy oferta për Fatin, të cilët kanë shkuar deri në shifrën e 150 milionë euro.
Sipas gazetës katalunase Sport, klubi nga Old Trafford po përdor super-agjentin portugez Jorge Mendes si një ndërmjetës në negociatat e transferimit.
Ky medium shton se Unitedi i ka ofruar familjes së Fatit një kontratë me vlerë trefish më të madhe nga ajo që aktualisht ai fiton në skuadrën e parë të Barçës.
Në fund thuhet se ekziston një besim që Barca mund të bindet të negociojë një marrëveshje më të lirë se klauzola për Fatin nëse Unitedi është i gatshëm të paguajë pjesën më të madhe të çmimit. /Telegrafi/