Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet është gati të dëgjojë ofertat për portierin David de Gea, i cili mund të largohet në afatin kalimtar të verës.
Sipas The Mirror, Unitedi është i gatshëm për të ndarë rrugët me 30-vjeçarin De Gea dhe do të ishin të lumtur ta largonin pagën e tij prej 350 mijë funtesh nga librat e tyre financiar.
Sidoqoftë, me dy vjet të mbetura në kontratën e tij, çdo lëvizje e De Geas nga Djajtë e Kuq do të përfshijë një shpërblim të konsiderueshëm për të shkurtuar kohën e tij në Old Trafford.
Me Dean Henderson që ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare prej 120 mijë funtesh në javë në gusht të vitit të kaluar, menaxheri Ole Gunnar Solskjaer është i gatshëm t’i japë atij fanellën e titullarit sezonin e ardhshëm.
24-vjeçari zëvendësoi De Gean këtë sezon, pasi spanjolli u kthye në shtëpi muajin e kaluar për lindjen e fëmijës së tij dhe Henderson mbajti portën e paprekur tre herë në Ligën Premier, megjithëse ai bëri gabimin që çoi në barazimin ndaj Milanit në Ligën e Evropës.
Së bashku me De Gean, argjentinasi Sergio Romero tashmë është lejuar të gjej klub të ri në verë, zgjedhja e tretë Lee Grant dhe Joel Pereira, aktualisht i huazuar në Huddersfield, do të bëhen agjentë të lirë në fund të sezonit. /Telegrafi/