Manchester Unitedi po shikon mesfushorin e Milanit, Hakan Calhanoglu, të cilin dëshiron ta transferojë në Old Trafford.
Sipas mediumit Gazetta dello Sport, me përfundimin e kontratës së tij, Calhanoglu ka refuzuar një ofertë të parë nga Rossonerët për rinovim.
Reprezentuesi i Turqisë është jashtë kontratës në qershor dhe mund të angazhohet në një para-kontratë me një ekip të huaj nga 1 janari.
Propozimi fillestar i Milanit prej tre milionë eurosh në vit është refuzuar nga ylli turk.
Calhanoglu është aktualisht me 2.5 milion euro në vit dhe një takim i mëtejshëm me Rossonerët është planifikuar në nëntor.
Unitedi është gjithashtu i etur të flasë me lojtarin dhe agjentët e tij dhe ka gati t’ia ofrojë një ofertë pesëvjeçare me fitime shumë më të mëdha se Milani. /Telegrafi/