Manchester Unitedi i viteve 2020-21 ka vendosur një rekord të ri klubi, duke kaluar ekipin fitues të tripletës së vitit 1999, me ekipin e Ole Gunnar Solskjaer që kaloi 18 ndeshje pa humbje në udhëtim në kuadër të Ligës Premier.
Djajtë e Kuq nuk arritën të shkojnë më shumë se një barazim 0-0 ndaj Arsenalit në Emirates, edhe pse pati shanse nga të dyja skuadrat.
Pikët u ndanë, megjithatë, Unitedi mori diçka pozitive apo një rekord të madh pas këtij rezultati.
Skuadra e Solskjaer ka ecur më mirë në udhëtimet e tyre këtë sezon dhe për 11 muajt e fundit duke rishkruar librat e historisë.
18 – Manchester United are now unbeaten in 18 Premier League away games (W13 D5), the longest run without defeat on the road in their top-flight history. Cloud. pic.twitter.com/u0T5MiRCJp
— OptaJoe (@OptaJoe) January 30, 2021
Ata kaluan rekordin e skuadrës ikonike të Sir Alex Ferguson, e cila kishte shkuar në 17 ndeshje pa humbje, ndërsa tani ka serinë prej 18 ndeshjeve pa humbje si mysafir.
Unitedi ka mbledhur 44 pikë nga 18 ndeshjet e veta të pamposhtur në udhëtimet e tyre, me 13 fitore dhe pesë barazime të marra gjatë kësaj kohe. /Telegrafi/
Not the result we wanted – but that's a club record 1️⃣8️⃣ #PL away games unbeaten for the Reds.
Something to build on 💪
🔴 #MUFC
#️⃣ #ARSMUN
🏆 #PL pic.twitter.com/fMi1Gfb8XW— Manchester United (@ManUtd) January 30, 2021