Site icon Telegrafi

Manchester Unitedi shet dy mesfushorë për t’i bërë vend Amrabatit

Manchester United mund të përshpejtojë blerjen e Sofyan Amrabat pasi Fenerbahce ka paraqitur një ofertë zyrtare për Fred, ndërsa bisedimet janë të avancuara me Real Sociedad për Van de Beek.

Djajtë e Kuq po punojnë për të riparuar skuadrën e tyre dhe për t’ia përshtatur trajnerit Erik ten Hag dhe po kërkojnë të forcojnë ndjeshëm mesfushën e tyre këtë verë.

Ata janë në proces të marrëveshjes për shitjen e dyfishtë të Harry Maguire dhe Scott McTominay te Ëest Ham, por më shumë shitje janë në horizont.

Lexo po ashtu Katër largime dhe dy transferime që Ten Hag i kërkon nga Manchester United

Fenerbahce ka paraqitur një ofertë totale prej 15 milionë euro për Fredin dhe shitja e tij do ta shtyjë Manchester United të kthehet në tregun e transferimeve.

Fabrizio Romano nënvizon se si Manchester United do të fokusohet në sjelljen e një mesfushori të ri pasi Fred të jetë shitur te Fenerbahce dhe Donny van de Beek të jetë dërguar në Real Sociedad në formë huazimi.

Lexo po ashtu Parashikim nga Opta: Kush shpallet kampion, kush luan në Evropë, kush përfundon në mesin e tabelës dhe kush bie nga Liga Premier

Objektivi kryesor i tyre është Amrabat, i cili i ka pritur me durim në Firence.

26-vjeçari maroken ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Fiorentinën dhe pritet të shitet deri në fund të muajit. /Telegrafi/

Exit mobile version